Jep dorëheqje edhe një këshilltar i Trumpit

PUBLIKUAR

Kenneth Frazier, shef ekzekutiv i gjigantit amerikan të farmaceutikës, Merck, njoftoi sot dorëheqjen nga funksioni si këshilltar ekonomik i Donald Trump, për të protestuar kundër deklaratave të këtij të fundit pas dhunës së shënuar në Charlottesville.

“Liderët amerikanë duhet të nderojnë vlerat tona themelore duke hedhur poshtë në mënyrë të qartë manifestimet e urretjes, të fanatizmit dhe çdo pretendim të supremacisë që mohon idealin e aspiruar amerikan, që të gjithë individët janë krijuar të barabartë”, njoftoi Frazier, në një postim në Twitter.

“Në rolin e CEO-s së “Merck” dhe të zërit të ndërgjegjes, konsideroj si përgjegjësinë time të pozicionohem kundër mungesës së tolerancës dhe ekstremizmit”, shtoi Frazier, 62 vjeç, drejtues i “Merck” që nga viti 2011, përcjell Atsh.

“Konfrontimet e dhunshme mes militantëve të ekstremit të djathtë dhe kundërshtarëve të këtij tubimi shënuan të shtunën një të vdekur në Charlottesville (Virxhinia). Presidenti amerikan ngjalli një polemikë duke i rivënë pas akteve të dhunshme, të dy kampet kundër njëri-tjetrit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...