Pence e filloi turneun në Amerikën Latine

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka arritur në Kolumbi, në kuadër të turneut njëjavësh në Amerikën Latine, derisa po rriten tensionet në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.

Pence në qytetin Kartagjena mbrëmë vonë e ka pritur lideri i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Turneu i zyrtarit të lartë amerikan në Amerikën Qendrore dhe Jugore, po bëhet në periudhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, para dy ditësh tha se nuk e përjashton “opsionin ushtarak” në përgjigje të krizës politike në Venezuelë.

Ministria e jashtme e Kolumbisë e ka dënuar deklaratën e Trumpit, duke theksuar se i kundërshton çfarëdo masash ushtarake.

Gjatë një konference për gazetarë, Santos tha se i ka thënë zëvendëspresidentit Pence, se Shtetet e Bashkuara as që duhet të mendojnë për ndonjë aksion ushtarak në Venezuelë.

“Derisa miqtë duhet t’ia thonë njëri-tjetrit të vërtetën, unë i kam thënë zëvendëspresidentit Pence se mundësia e intervenimit ushtarak, as që duhet të merret në shqyrtim, as në Kolumbi e as në Amerikën Latine”, tha Santos, raporton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...