Personat që e postojnë rutinën e palestrës në Facebook, kanë probleme psikologjike

PUBLIKUAR

Të jemi të sinqertë, të gjithë e kemi një apo disa miq të cilët gjithmonë e postojnë aktivitetin e tyre në Facebook. Ose, më keq, ndoshta ai person jeni vet ju.

“I vrapova 15 kilometra sot para se të shkoja në punë!” mund të jetë motivuese të lexohet në mëngjes, ose tejet e bezdisshme, varësisht se çfarë disponimi keni në mëngjes, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit nga Universiteti Brunel në Londër kanë kryer një studim që tregon se përse njerëzit e shpërndajnë çdo ushtrim në rrjete sociale. Rezultatet me të vërtetë që janë të mahnitshme!

Të varur nga vëmendja dhe vetëbesimi…

Personat që gjithmonë e dokumentojnë aktivitetin e tyre fizik kanë tendenca të jenë narcisistë.

Sipas hulumtuesve, qëllimi kryesor i tyre është të tregojnë se sa kohë investojnë në pamje. Megjithatë, këto postime marrin më shumë pëlqime sesa çdo lloj tjetër i postimeve.

“Narcisistët kanë postuar më shpesh rreth arritjeve të tyre, gjë që është motivuar nga nevoja për vëmendje dhe njohje nga komuniteti i Facebook-ut’, konkludon studimi.

Numri i lartë i pëlqimeve, jo domosdoshmërish do të thotë se çdo personit i pëlqen t’i shohë këto postime rreth mburrjes.

Prandaj, përveç nëse bëheni kreativ me ushtrimet tuaja fizike, më mirë është t’i mbani për vete këto postime të progresit në palestër. Shoqëria do t’ju jetë mirënjohës!

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...