Mark Zuckerberg po bëhet gati të kandidojë për president të SHBA-së

PUBLIKUAR

Për ata që thonë se ai nuk është i interesuar të garojë për president, Mark Zuckerberg është me të vërtetë duke e rrethuar veten me strategët më të mirë politik.

Fondacioni filantropik i Zuckerberg, Iniciativa Chan Zuckerberg, raportohet se ka punësuar Joel Benenson, i cili ishte strategu kryesor për fushatën presidenciale të Hillary Clinton më 2016.

Ky lajm u raportua për herë të parë nga Annie Karni nga Politico, që thotë se ai do të bëjë “hulumtime” për organizatën, transmeton Gazeta Express.

Siç thekson Politico, kompania e Benenson ka punuar me shumë organizata jofitimprurëse në të kaluarën, por lëvizja e fundit ka ngjallur spekulime se shefi i Facebook është duke u bërë gati për një fushatë politike.

Edhe pse Zuckerberg ka insistuar se definitivisht nuk do të kandidojë për president, veprimet e tij të fundit kanë ngjallur mjaft spekulime.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...