Trump i kthen në ligj sanksionet ndaj Rusisë

PUBLIKUAR

Presidenti Donald Trump e ka nënshkruar, duke e kthyer në ligj, propozimin për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së pretenduar në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Shtëpia e Bardhë e kishte lënë të kuptohet se Trump do ta nënshkruante projektligjin, pasi ai kaloi në të dyja dhomat e Kongresit amerikan.

Por të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se ai dhe presidenti nuk janë “shumë të lumtur” rreth atij projektligji, tashmë ligj.

Rusia mohon të ketë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, sikurse edhe Trump ka mohuar të ketë bashkëpunuar me Rusinë.

Ligji, i nënshkruar tashmë privatisht në Shtëpinë e Bardhë, vendos gjithashtu sanksione edhe ndaj Iranit e Koresë së Veriut. Rusia u hakmor menjëherë duke urdhëruar shkurtimin e stafit diplomatik amerikan, pasi paketa e sanksioneve financiare kaloi nga një grup ligjvënësish të të dyja krahëve, përcjell TCh.

Sanksionet e miratuara nga Kongresi vijnë disa muaj pasi presidenti Barack Obama përjashtoi 35 diplomatë rusë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...