Qeriqi: PDK duhet të reflektoj

PUBLIKUAR

Shkruan: Elhami Qeriqi

PDK duhet te reflektoj Me bere “pershtypje” arsyetimi i Shukri Bujes ne letren e dorëheqjes. Buja paska bere nje varg akuzash ne drejtim ne kryetarit, Kadri Veseli per humbjen qe PDK e pesoi ne zgjedhjet parlamentare te qershorit. Po t’mos e njihnim Bujen vertet do te na “thynte “zemren te gjitheve per kete aktë doreheqje, siç e quan ai parimore, qe per hire te se vertetes kjo doreheqje do te duhej te ndodhte qysh ne veren e vitit 2013. (Para zgjedhjeve lokale te ketij viti). At’here ishe bere gabimi i madh nga ish kryetari i PDK-se, z.Hashim Thaçi, i cili edhe per kunder vullnetit te strukturave te partisë ne Lipjan, nominoi Sh.Bujen per kandidat te Lipjanit, gabim i cili i kushtoi me humbjen e pushtetit ne Lipjan, edhe pse PDK-ja me nje kandidat tjeter do te kishte fitoren e sigurtë ne ato zgjedhjet, por meqe ndodhi e kunderta e saj, tasht jemi ku jemi. Nuk e di se çfare priste Buja qe edhe z. Kadri Veseli te perseriste nje gabim qe e kishte bere paraardhesi i tij, z.Thaçi a? Per fund mendoj qe z.Veseli ka bere nje hap te rendesishem per PDK-në ne Lipjan, megjithse kjo eshte e pamjaftueshme, kur kemi parasysh, nepotizmit dhe kalbëzimin e tere struktures partiake ne kete komunë. Autori i shkrumit eshte anetar i keshillit te pergjithshem te PDK-se ne Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...