Vriten 29 persona nga një sulm vetëvrasës në një xhami shiite

PUBLIKUAR

Një zyrtar spitalor afgan tha se së paku 29 vetë janë vrarë dhe 63 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre në mënyrë serioze, nga një sulmues vetëvrasës dhe një person i armatosur, që dje e sulmuan një xhami shiite në qytetin Herat, në pjesën perëndimore të Afgansitanit.

Autoritetet thanë se mbrëmë një sulmues vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij para xhamisë Jaëadia në qytetin Herat.

Tolo-TV ka raportuar se sulmuesi i dytë me armë, po ashtu, kishte hapur zjarr kundër besimtarëve myslimanë, që ishin brenda xhamisë në kohën e eksplodimit.

Aksush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

Talibanët, që zakonisht pretendojnë se kanë përgjegjësi për sulmet e këtilla vetëvrasëse, mbrëmë kanë thënë se nuk kanë dorë në këtë sulm./rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...