Ky është shefi i ri i FBI’së

PUBLIKUAR

Avokati 50-vjeçar Christopher Wray është kreu i ri i FBI-së.

Senati miratoi emërimin e Donald Trump me shumicë votash 92-5. Wray do të marrë frenat e agjencisë, por sidomos hetimeve mbi rolin e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, transmeton tch.

Trump e emëroi Wray-n pasi shkarkoi në mënyrë të bujshme ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, në maj. Shefi i ri i FBI-së konsiderohet në Uashington si një jurist i pavarur. Ai ka shërbyer si Ndihmësprokuror i Përgjithshëm në krye të Divizionit të Krimeve në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës Bush.

Por, gëzon mbështetjen edhe të demokratëve si ish-Prokurori i Përgjithshëm i administratës Obama, Eric Holder.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...