Kryetari Ahmeti ka pritur kolonelin e KFOR-it Italian Francesko Randacio

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, të marten në zyrën e tij ka pritur, kolonelin e KFOR-it Italian Francesko Randacio i shoqëruar nga përfaqësuesit e KFOR-it Italian dhe Finlandez, si dhe përfaqësuesit e KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan.
Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, e ka njoftuar kolonelin Francesko Randacio për punët dhe zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare
Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatë takimit ka folur për sigurinë në Komunën e Lipjanit e cila është e qetë dhe stabile si dhe për rëndësinë e KFOR-it në përgjithsi që ofrojnë stabilitet për qytetarët e lipjanas.
Ndërsa koloneli i KFOR-it Italian Francesko Randacio, është shprehur shumë i kënaqur me mirëpritjen nga ana e kryetarit Imri Ahmeti, si dhe me të arriturat e komunës së Lipjanit në realizimin e projekteve të shumëta e sidomos projekteve në fushën e sigurisë.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...