Rreziku koreano-verior, SHBA-të: Mbaroi koha e bisedimeve

PUBLIKUAR

Testi i fundit i raketës koreano-veriore, që mund të godasë qytetet amerikane, ka bërë që të dëgjohen dënime të ashpra nga SHBA, Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut, ndërkohë që ka edhe apele për rimendim të taktikave kundrejt Penianit.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley tha të dielën vonë se, Uashingtoni nuk po kërkonte një ndërhyrje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, siç ka bërë më parë, duke nënvizuar se Koreja e Veriut është aktualisht subjekt i shumë rezolutave dhe se vazhdon t’i shkelë ato pa asnjë dënim.

“Koha për fjalë ka mbaruar”, tha Haley duke drejtuar gishtin nga Kina, e duke thënë se Pekini duhet të vendosë nëse do ta ndërmarrë hapin thelbësor të sfidimit të Penianit, koment ky që i bën jehonë atij të presidentit Donald Trump, që tha të shtunën se ishte shumë i zhgënjyer me Kinën.

“Udhëheqësit tanë të kaluar kanë lejuar që Pekini të fitojë qindra miliona dollarë në tregti çdo vit, ndërkohë që ata nuk kanë bërë asgjë për ne me Korenë e Veriut, kanë vetëm fjalë”, shkruante Trump në “Twitter”.

Të hënën, ndërkohë, presidenti amerikan ka biseduar në telefon me homologun japonez, Shinzo Abe, duke u angazhuar për rritjen e presionit diplomatik dhe ekonomik mbi Korenë e Veriut. Sanksionet dhe presioni mbi Kinën kanë qenë drejtimet kryesore të përpjekjeve për të vënë nën frè programin raketor dhe bërthamor të Koresë së Veriut, në të shkuarën, por suksesi ka munguar.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, Shtetet e Bashkuara kanë kryer një test të suksesshëm të sistemit mbrojtës nga raketat, “THAAD” dhe ka dërguar dy bombardues nga Guami në një fluturim 10 orësh mbi gadishullin korean. /tch/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...