U dënua për përdhunimin e një 3-vjeçareje, 41-vjeçari ekzekutohet para mijëra personave (Foto,+18)

PUBLIKUAR

Një 41–vjeçar u ekzekutua në Jemen pasi u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e një 3 – vjeçareje.

Muhammad al-Maghrabi u ekzekutua me kallashnikov, në kryeqytetin Sanaa, të hënën.

Fotografitë e postuara në mediat ndërkombëtare tregojnë momentin kur Maghrabi qëndron i shtrirë përtokë me duart e lidhura nga pas, përpara se një ushtar që qëndron mbi të hapë zjarr.

Ekzekutimi u krye në sytë e mijëra personave të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, përcjell tvklan.al.

Muhammad al-Maghrabi u dërgua aty nga një furgon i burgut. Ky ekzekutim u transmetua në të gjithë vendin, ndërsa të pranishmit filmuan gjithçka me telefonat e tyre.

Në Jemen, burimi i gjithë legjislacionit është ligji i Sharias.

Sipas ligjit, vrasja dënohet me vdekje, ndonëse familja e viktimës ka fuqinë që ta zbusë dënimin.

Teksa prerja e kokës është e zakonshme, ligji i Sharias nuk e përcakton se si duhet ekzekutuar i dënuari me vdekje.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...