Vendet e Gjirit Arab vendosin kushte për dialog me Katarin

PUBLIKUAR

Katër vendet e Gjirit Arab – Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Egjipti dhe Bahrejni – të cilat janë duke e bojkotuar Katarin, janë të gatshme për rregullimin e marrëdhënieve në rast se Doha pranon kushte të caktuara, ka thënë ministri i Jashtëm i Bahreinit, Khalid bin Ahmed al-Khalifa, pasi takimit me homologët me tij

“Ky vend duhet të shfaq vullnet të sinqertë për t’i dhënë fund terrorizmit dhe ekstremizmit, të mos ndërhyjë në punët e jashtme të vendeve të tjera, dhe të përgjigjet ndaj 13 kërkesave tona”, ka thënë sheiku Khalid bin Ahmed al-Khalifa.

Ai i ka dhënë këto deklarata gjatë një konference për media në Manama, pasi u takua me homologët e tij nga katër vendet arabe, për të diskutuar rreth marrëdhënieve me Katarin.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Egjipti dhe Bahrejni i patën nisur Katarit një listë prej 13 kërkesash, në mënyrë që të rregullojnë marrëdhëniet mes këtyre vendeve. /REL

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...