Pentagoni u brengos se Trump do t’i shpalle luftë Koresë Veriore

PUBLIKUAR

Disa zyrtarë në Pentagon kanë thënë se janë shqetësuar se presidenti Donald Trump ishte i gatshëm të deklaronte luftë ndaj Koresë Veriore, kur kishte filluar të shkruante statuse në Twitter rreth planeve të tij për ushtrinë.

Ishin plot nëntë minuta të gjatë midis statusit të parë të Trumpit – përmes të cilit ai njoftoi se ka qenë në konsultime me gjeneralët e tij – dhe të dytit, në të cilin ai tha se ka vendosur që t’ua ndalojë transgjinorëve shërbimin në ushtri, transmeton Express.

Gjatë kësaj kohe, disa persona ishin brengosur se Trump e kishte Korenë Veriore në cak, e jo të drejtat e komunitetit LBQTQ.

“Në Pentagon, statusi i parë nga tre të tillët në Twitter nga Trump ngritën frikë se presidenti po përgatitej të njoftonte sulme ndaj Koresë Veriore apo ndonjë veprim ushtarak,” shkruan BuzzFeed. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...