Izraeli i heq të gjitha masat e sigurisë nga vendi i shenjtë mysliman në Jerusalem

PUBLIKUAR

Të gjitha masat e sigurisë të vendosura së fundi në hyrje të një vendi të shenjtë në Jerusalem, të cilat nxiten protesta të mëdha palestineze, janë hequr tashmë, njofton policia izraelite.

Liderët fetarë palestinezë u kanë bërë thirrje besimtarëve t’i japin fund bojkotit në kompleksin e xhamisë së shenjtë, Al-Aqsa, në Jerusalem, transmeton Express.

Kangjellat dhe skelet janë hequr sot në mëngjes, dy ditë pasi u hoqën detektorët metalikë.

Kriza në këtë vend shpërtheu pas vrasjes së dy policëve izraelitë në këtë vend nga një arabo-izraelit para dy javëve.

Izraelit ka thënë se do të vendosë masa të sigurisë më pak furacake në gjashtë muajt e ardhshëm.

Që nga vrasja e policëve izraelitë më 14 korrik, në këtë vend ka pasur përleshje pothuajse ditore dhe protesta qëkur u patën vendosur detektorët metalikë.

Katër palestinezë u vranë dhe tre civilë izraelitë u theren me thikë për vdekje nga një palestinez i cili ka thënë se e bëri për t’iu hakmarrë veprimeve izraelite në këtë vend./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...