Në Lipjan diskutohet për transparencë në Komunë

PUBLIKUAR

Në Sallen e Kuvendit Komunal në Lipjan OJQ POLIS në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit ka mbajtur një takim me qytetarë për Draft Rregulloren për Transparencë në Komunën e Lipjanit.

POLIS në vazhden e aktiviteteve të saja të punës synon që të ndikoj në politkbërjen lokale duke marrë pjesë në hartimin e legjislacionit lokal dhe dokumenteve tjera që dalin nga fushëveprimtaria e qeverisjes lokale. POLIS ka inicuar harmonizimin e Rregullores për Transparencë në Komunën e Lipjanit sipas Udhëzimit Administrativë 01/2015 për rritje të Transparencës në Komuna, ku ka qenë pjesë e grupes punuese për haromonizimin e kësaj rregullore, shkruan POLIS. Qëllimi i këtij takimi ishtë që të prezantojë plotësim-ndryshimet para palëve me interes siç janë: qytetarët, këshillat e fshatrave si dhe organizatave të shoqërisë civile në Komunën e Lipjanit.

Ky projekt është mbështetur nga Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...