Mbidoza e drogës ka marrë më shumë jetë amerikanësh vetëm në vitin 2016 se sa e tërë lufta në Vietnam.
Në fakt, mbidoza është vrasësi numër 1 i amerikanëve nën moshën 50-vjeçare, transmeton Express
Sipas New York Times, viti 2016 ka shënuar një rritje prej 19% në vdekjet si pasojë e mbidozës së drogës, që është rritja më e madhe ndonjëherë.
Por, vetëm një në 10 të vartës të drogës marrin tretman mjekësor, kryesisht për shkak se kushton shumë.
Dhe ka mundësi se vetëm sa do të përkeqësohet situata, pasi shfuqizimi i Obamacare mund t’ua heqë mbulimet shëndetësore njerëzve që kanë më së shumti nevojë, duke i lënë 1.3 milionë vartës të drogës në dorën e fatit të vet. /Express/


