Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar sot se nuk do t’i lejojë njerëzit transgjinorë të shërbejnë në ushtrinë amerikane.
Presidenti Trump e bëri këtë njoftim sot përmes llogarisë së vet zyrtare në rrjetin social Twitter, transmeton Express.
“Pas konsultimeve me gjeneralët e mi dhe ekspertët ushtarakë, kini vëmendjen se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do të pranojë apo lejojë individë transgjinorë të shërbejnë në çfarëdo kapaciteti në ushtrinë amerikane,” ka shkruar Trump në Twitter.


