Vriten 3 marinsa amerikanë

PUBLIKUAR

Të paktën 30 ushtarë u vranë në një sulm të madh taliban në një bazë kombëtare të sigurisë në Afganistan, njoftojnë zyrtarët.

Por, militantët talibanë kanë pohuar se tre marinsa amerikanë u vranë në këtë sulm, i cili u krye në orët e hershme të së mërkurës, edhe pse pohimi i tyre nuk është konfirmuar nga autoritetet, transmeton Express.

Sulmi, në qytetin Kakhrez në provincën Kandahar – në zonën qendrore të kryengritjes ekstremiste – la të plagosur edhe 13 ushtarë tjerë, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes i Afganistanit, Mohammed Radmanish.

Raportohet se militantët ia dolën të rrëmbejnë armë dhe automjete nga baza ushtarake gjatë sulmit të shpejtë, edhe pse sipas gjeneralit Imam Nazar përforcimet kanë arritur t’i mposhtin militantët.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...