Shokuese: Babai 18 vjeçar braktis foshnjen në parkingun e një qendre tregtare (Video/Foto)

PUBLIKUAR

Daniel Mitchell, 18 vjeç, u kap nga kamerat e vëzhgimit në parkingun e Qendrës Tregtare “Sunset” në qytetin Siusun, në Kaliforni pas orës 3 pasdite, duke e vendosur sediljen e foshnjes në tokë. Më pas, Daniel ishte larguar që aty, transmeton Indeksonline.

Një berber që punonte aty afër pa sedilijen ku po qëndronte foshnja që ishte në mes të rrugës. Ai e shpëtoi fëmijën vetëm dy minuta më vonë.  Berberi thirri policinë dhe fëmija u dërgua në spital, por gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Autoritetet ende nuk kanë zbuluar se çfarë lloj lëndimesh ka pësuar foshnja. Megjithatë, Erick Keeton, berberi që e shpëtoi foshnjën ka thënë se djali dukej se ishte në gjendje të mirë kur e gjeti atë.

Mitchell u arrestua pasi kishte pësuar aksident me makinë afër vendit të ngjarjes, duke u përpjekur të largohej nga skena. Ai akuzohet për kryerjen e një krimit për braktisjen e fëmijës dhe posedim të kokainës së dyshuar, transmeton Indeksonline.
Nëna e djalit, gruaja e Mitchellit, nuk ishte në dijeni për planet e tij dhe nuk do të përballet me ndonjë akuzë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...