Shkruan Murat Murati…
Reagim
Në një opinion të Kastriot Luma të plasuar në Lipjani News, është lakuar edhe emri im. Fillimisht unë nuk i takoj shoqerisë civile, por jam pjesë e strukturave te Lidhjes Demokratike të Kosoves, dhe i tillë do të mbetem, madje shumë i përkushtuar për të ndihmuar subjektin tim politik, për të fituar zgjedhjet e tetorit me raundin e parë. Opinione të tilla janë dashakeqe dhe të shkruara në selin e partise që e ka humbur pushtetin në Lipjan dhe si duket opinioni aktual, as që do të jetë e mundur që të kthejë edhe për një kohë të gjatë. LDK është besë dhe shpresë!


