Nga Kastriot Luma
Pasi që kanë mbetur më pak se tre muaj deri në zgjedhjet lokale në Republiken e Kosovës pritet që pas shumë viteve në qytetin tonë të jetë një garë tejet interesante mes partive politike për kreun e komunës, pas 17 viteve dhe disa palë zgjedhjesh të mbajtura, për herë të parë në komunën tonë nuk kemi ndonjë favorit i cili do të dihej se do ishte fitues i pakonkurencë i zgjedhjeve në komunën tonë, krejt kjo në emrat që po flitet se do të jenë kandidatët e mundshëm për ti hyrë garës së të parit të Lipjanit,
po e filloj me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila edhe pas shumë vitesh si duket do ti hyjë garës prap me kandidatin e njejtë z. Ahemti, ky i fundit me disa projekte në fund të katërvjeqarit të tij po mundohet që prap ta bindë sovranin që ta votoj edhe për një mandat, por sa do të ja arrij mbetet të shihet, për faktin se ka zëra për pakënaqësi mbrenda këtij grupi politikë e që ndoshta do të qonte në një ndarje të mbrendshme ku LDK në Lipjan do të kandidonte me dy lista të ndara,
në radhë të dytë Partia Demokratike e Kosovës, e cila pas humbjes së fundit si duket ende nuk ka bërë ristruktirimin e mbrendshëm dhe shumë të nevojshëm për të garuar në këto zgjedhje, ndërsa së fundi janë përfolur disa emra të ndryshëm për kandidat të mundshëm, ndërsa krejt kjo varet se kë do ta preferoj kryetari i Partisë në qendër, dega e Lipjanit veç se e ka shprehur vullnetin e saj për ta kandiduar prap z. Shukri Bujen, e që ndoshta do të mund të ishte zgjidhja e vetme për të siguruar votat që do ti jepnin mandatin 4 vjeqarë, mirëpo zëra të ndryshëm jashtë Partisë preferojnë një kandidat të ri në moshë dhe ndoshta me të kualifikuar e që deri tash janë përmendur emra të ndryshëm nga bota akademike,
tek Partitë e tjera nuk do të shihja ndonjë kandidat që do të arrinte të ju bënte ball këtyre më lartë edhe për faktin se Lëvizja VETËVENDOSJE shënoi një rritje të madhe në Lipjan nuk shoh ndonjë individ mbrenda saj që do të mund të merrte as gjysmën e atyre votave të zgjedhjeve qendrore, pasi që shumica e ketyre votave ishin vota për Partinë dhe kandidatët nga Qendra, e që në zgjedhjet lokale për shkak të interesave të ngushta do të shpërndaheshin tek Partitë e përmendura më lartë, mënyra e vetme për një garë edhe më të fortë do të ishtë sikur VV-ja do të kandidonte një njeri të fortë për Lipjanin siç është z. Glauk Konjufca,mirëpo prap VV në katër vitet e ardhshme e shoh në bashkëqeverisje me njëren nga dy partitë PDK ose LDK,
tek AKR-në Lipjan pas dorëheqjes së z. Pacolli i cili kishte afruar një numër të kënaqshëm të elektoratit rreth vetës e që do ti kryente punë të mirë për ndonjë koalicion të mundshëm më Partitë e mëdha për të marrë ndonjë pozitë në ekzekutiv, si duket është shuar shpresa për një gjë të tillë dhe e shoh si një Parti e cila për ti mbijetuar garës do të duhej të lidhte ndonjë koalicion parazgjedhor, të njejtin mendim ndaj dhe për dy partitë tjera AAK dhe Nisma,
krejt në fund e shoh të nevojshme dhe besoj se Lipjanit duhet ti vij një frymë e re, një listë në të cilën do të përfshiheshin emra të ndryshëm të shoqërisë civile si dhe nga OJQ-të lokale, e që prijësi i kësaj liste do të mund të ishte dikush nga të pakënaqurit e partisë në pushtet, ku do të mund ti bashkohej edhe z. Pacolli, si dhe anëtar të shoqërisë civile si z. Bekim Krasniqi, z. Fitim Sadiku, z. Murat Murati, z. Muhamet Qeriqi, profesor, aktivista, studentë dhe kuadro të ndryshëm.
Në fund të këtij parashikimi uroj që kjo garë të përfundoj duke respektuar frymën demokratike dhe uroj që të sjellë zgjidhjen më të mirë për qytetarët e Komunës së Lipjanit.


