Erdogan, ndërmjetësues i krizës në Gjirin Arab

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në Kuvajt, kësaj here si ndërmjetësues në mes të Katarit dhe katër vendeve të tjera arabe, të udhëhequra nga Arabia Saudite.

Erdogan ka biseduar me emirin e Kuvajtit, Sabah Al Ahmed Al Sabah, ka raportuar agjencia e lajmeve Kuna, pa dhënë detaje shtesë.

Presidenti turk ka udhëtuar edhe në qytetin saudit, Jeddah, dhe ka takuar Mbretin Salman, për të diskutuar rreth luftimit të ekstremizmit dhe çështjeve të tjera financiare.

Lideri turk do të vizitojë sot Katarin, në kuadër të udhëtimit të tij dy ditorë.

Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe disa shtete tjera kanë prishur të gjitha raportet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të grupeve ekstremiste, dhe bashkëpunim të ngushtë me Iranin.

Katari i mohon këto akuza, duke thënë se është i gatshëm për rregullim të marrëdhënieve, deri në momentin kur respektohet sovraniteti i këtij vendi.

“Nuk është në interesin e askujt, zgjatja e mëtejme e kësaj krize”, ka thënë Erdogan.

Ai ka akuzuar “armiqtë” për “ ngritjen e tensioneve në mes të vëllezërve”, në këtë rajon.

Erdogan ka shtuar se Arabia Saudite si vend “me udhëheqësin më të vjetër në rajonin e Gjirit Arab”, duhet të luajë “ një rol të madh” në zgjidhjen e krizës.

Deri më tash kanë dështuar të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhje të krizës mes këtyre vendeve.

Në Katar gjendet në bazë ushtarake turke me rreth 1000 ushtarë.

Në këtë vend gjendet edhe baza ushtarake e SHBA-së me rreth 10,000 ushtarë, vend prej të cilit mbikëqyrën operacionet në Siri, Irak dhe Afganistan. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...