Në Rumani, në atdheun e Drakulës dhe bestytnive, ‘shtrigat’ janë kursyer nga gjuetia e shtrigave në kohën mesjetare.
Besohet se në Europë gjatë periudhës mesjetare janë vrarë diku rreth 100 mijë gra që njiheshin si parashikuese të fatit, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, në Rumani, magjia nuk është vetëm prezente, por ajo lulëzon secilën ditë e më shumë dhe besohet që edhe politikanët i kanë frikë ‘shtrigat’.
Sipas banorëve të Rumanisë, besohet se ato janë në gjendje të prishin një martesë, të shërojnë sëmundje, të largojnë syrin e keq dhe të parashikojnë të ardhmen.
Statistikat tregojnë se një në dhjetë rumunë vizitojnë magjistarët.


