Tetë materie kancerogjene që duhet hedhur nga shtëpia

PUBLIKUAR

I paguani shtrenjtë, ndërsa ato vazhdimisht dhe pa u vërejtur na helmojnë. Po ju tregojmë kancerogjenët më të njohur shtëpiakë. Ato nuk është e thënë se patjetër shkaktojnë kancerin, mirëpo s’ka kuptim t’i ekspozohemi rrezikut kur ekzistojnë opsione më të sigurta.

Pas sëmundjeve të enëve të gjakut, të cilat përfshijnë pikën në tru dhe në zemër, kanceri është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve në shumicën e vendeve të botës, përfshirë edhe vendin tonë.

Një numër i madh prodhimesh të cilat i përdorim në shtëpi përmbajnë elemente të cilat konsiderohen se sigurisht shkaktojnë kancerin, e të mos i përmendin ato të cilat shkaktojnë alergjitë, astmën dhe probleme të tjera.

Për këtë gjë, para së gjithash, duhet fajësuar rregullimin e keq të përbërësve të lejuar. Megjithatë, këtë mund ta përmirësoni, nëse kini kujdes. Për shembull, mjetet toksike për pastrim, mund t’i zëvendësoni me përzierje prodhimesh të sigurta, të cilat me siguri i keni në shtëpi.

Në vazhdim po japim listën e rreziqeve më të njohura. Ato nuk është e thënë se patjetër shkaktojnë kancerin, mirëpo nuk ka nevojë t’i ekspozohemi rrezikut, kur tashmë ekzistojnë opsione më të sigurta, transmeton Telegrafi.

1. Freskuesit e ajrit

Aroma e këndshme në ajër shpesh vjen e paketuar me naftalinë dhe formaldehidinë, të njohura si kancerogjene. Mirëpo, përmbajnë edhe një sërë kimikaliesh të tjera toksike. Dëshironi ajër të freskët në ambientin tuaj, fillojani menjëherë që të eliminoni shkaktarët e aromës së keqe. Kështu është shumë më mirë e sa të kamuflohet me diçka tjetër.

Ambientin tuaj të jetesës shpesh ajroseni, rregullisht pastrojeni, dhe, nëse megjithatë diçka kundërmon, provoni zeolitin mineral, i cili është i njohur si njëri ndër vajrat eterikë më të mirë natyralë antitoksikë

2. Ngjyrat e pikturimit, materialet për përpunimin e stolive dhe të tjera

Jini të kujdesshëm ndaj plumbit dhe metaleve të tjera me ngjyra, vernikut dhe emalit. Përdorni ngjyrat me bazë perimesh.

Shfrytëzoni ngjitësit, ngjyrat dhe lapsat me bazë ujore dhe shmanguni nga tretësit e rrezikshëm siç janë: ‘çimento-goma’ apo lapsat të cilët përmbajnë aceton, heksan, heptan apo toulen.

3. Mjetet për mirëmbajtjen e automobilit

Duke pasur parasysh lirimin e tymit i cili del nga automobili, nuk është për t’u habitur që edhe mjetet për mirëmbajtjen e tij nuk janë të mira për shëndetin. Antifrizi dhe lëngjet të cilat përmbajnë etilen glikol janë shumë toksike, mirëpo nuk janë më të mira as ato për pastrimin e xhamave. Kurrë nuk bën të lihen në vende ku fëmijët mund t’i prekin, sepse nëse i pinë mund edhe të vdesin.

Vaji i përdorur i motorit është i rrezikshëm kur ka kontakt me lëkurën. Probleme shëndetësore shkaktohen rëndom pas ekspozimit të gjatë. Nëse patjetër përdorni mjete për lyerje dhe mirëmbajtje të automobilit, mbajini të mbyllura në çelës, ndërkaq mbetjet hidhni bashkë me mbeturinat e rrezikshme.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...