SHBA: Zjarret shkaktojnë evakuimin e mijëra njerëzve

PUBLIKUAR

Në Shtetet e Bashkuara zjarre të fuqishme pranë Parkut Kombëtar të Josemiteve shkatërruan dhjetëra ndërtesa dhe i detyruan mijëra njerëz të largohen nga qytetet e rajonit Gold Rush. Zjarrfikësit arritën t’i ndalnin flakët, që të mos përhapeshin në rajonin e Sierra Nevadës.

Zjarri rrezikoi djegien e rreth 1,500 shtëpive dhe sipas njoftimeve shkatërroi 45 ndërtesa.

Më tepër se 3 mijë zjarrfikës po luftojnë prej 5 ditësh me flakët, që kanë djegur rreth 282 kilometra katrore, thuhet në një njoftim të Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarret të Kalifornisë.

Më tepër se 5,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rreth 6 komunitete të zonës./voa

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...