Policia i është rikthyer arrestimeve për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.
Në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së për goditjen e paligjshmërisë, policia ka vënë në pranga dy persona.
“Ndoc Prrroni, 53 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në banesën në pronësi të tij, u kontatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte . Po ashtu në pranga u vu edhe Xhemail Toci, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi biznesin privat në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte”, – sqaron policia.


