U organizua takim informues me biznese për projekin socio – ekonomik

PUBLIKUAR

Në komunën e Lipjanit sot është organizuar takim informues me qytetarët dhe bizneset lipjanase për promovimin e projektit “Stabiliteti Socio – Ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”, projekt i cili do të implementohet pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Komunës së Lipjanit, Preda Plus dhe ASB.
Në këtë rast, Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, Latif Ramadani tha se Komuna i mirëpret projektet e tilla dhe çdo herë është e gatshme të përkrah realizimin e projekteve që janë në përkrahje të bizneseve, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës.
Ky projekt është i financuar nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe është duke u implementuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me ASB.
Përgjatë periudhës tre vjeçare, projekti do të angazhohet në: Fuqizimin e kapaciteteve për mikro biznese dhe ndërmarrje të vogla, fuqizimin e kapaciteteve të fermerëve, fuqizimin e kapaciteteve të organizatave për mbështetje të ndërmarrësisë, fuqizimin e kapaciteteve të shoqatave bujqësore, mbështetje në krijimin e vendeve të reja të punës në kompanitë ekzistuese dhe mbështetjen e inivciaativave të vogla për zhvillim në komunitetet, në bashkëpunim me komunën.
Projekti do të implementohet në 11 komuna të Kosovës, në mesin e tyre është edhe Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...