Gjatë ditës së sotme është bërë përurimi i renovomit të pediatrisë në QKMF – Lipjan.
Ky projekt është realizuar me përkrahje të projektit zviceran Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH).
Në këtë përurim ishte edhe zëvendës udhëheqësja e këtij projekti, Qamile Ramadani dhe Dr.Genc Ymerhalili.
Drejtori i Shëndetësisë, Avdullah Fazliu dhe Drejtorin e QKMF-së, Agim Krasniqi kanë falenderuar përfaqësuesen e AQH-së për realizimin e këtij projekti në Lipjan për përmirësimin e cilësisë në shërbimin mjekësor primarë.
Projekti AQH financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe mbështetë agjendën kombëtare të reformës shëndetësore, duke plotësuar programet e donatorëve tjerë në sektorin shëndetësor.



