Turqi: Arrestohet redaktorja e një gazete për shkak të një kolumne

PUBLIKUAR

Autoritetet turke e kanë arrestuar redaktoren e një gazete rajonale për shkak të një kolumne në të cilën ajo e kishte kritikuar qeverinë për ekzagjerimin e rëndësisë së tentim puçit të dështuar të vitit të kaluar.

Yeliz Koray, redaktore e gazetës “Kocaeli Koz”, në provincën veriperëndimore Izmit, u arrestuar dje në mbrëmje në shtëpinë e vet, raporton kjo gazetë, transmeton Express.

“Grupeve të caktuara u ka penguar kolumna dhe Koray është bërë cak i tyre. Ata kanë dashur ta linçonin Koray për shkak të shkrimit, i cili është pjesë e të drejtës për liri të shprehjes,” ka shkruar kjo gazetë sot.

Në kolumnën e saj, Koray e kritikon qeverinë turke se i ka mbitheksuar ngjarjet e 15 korrikut të vitit të kaluar, duke thënë se qeveria u ka dhënë atyre rëndësinë e njëjtë si të Luftës së Parë Botërore dhe betejave të mëdha në historinë e Turqisë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...