Agon Grajqevci zgjidhet kryetar KRL-së në Lipjan

PUBLIKUAR

Deputetët e KRL-së në ditën e sotme votuan për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendi i të Rinjëve të Lipjanit. Kandidatët ishin Agon Grajqevci dhe Flamur Bublica.

Në herën e tretë të votimeve u zgjodh kryetar Agon Grajqevci me 17 vota ndërsa kandidati tjetër Flamur Bublica mori gjithsej 11 vota, shkruan Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit-KRL

Përgaditja teknike rreth votimit dhe numrimi i votave u bë nga komisioni për zgjedhjen e kryetarit të ri të KRL-së i përbërë nga kryetarja Samire Sadiku dhe dy antarët e tjerë Liridona Bytyqi dhe Çlirim Qeriqi.

Gjithashtu Z. Luma dhe deputetët ia uruan kryetarit të ri detyrën e tij, ku Z. Grajqevci tha se do të përmbush me përgjegjësi të madhe detyrën e tij. Kastriot Luma në fund mbajti një fjalim ku tha se gjatë këtyre viteve është ndarë i kënaqur me punën e të gjithë KRL –së , gjithashtu tha se nuk do të ndalet aspak në mbështetjen e KRL-së në vazhdim.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...