Kryetari Ahmeti ngushllon familjen Gashi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushlluar familjën Gashi, me rastin e vdekjës të rapsodit të njohur Agim Gashi.

Ahmeti përmes facebook ka shkruar…

E nderuara familje Gashi,
Me pikëllim dhe dhëmbje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të rapsodit të njohur Agim Gashi.
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta, për ndarjen nga jeta të rapsodit dhe veprimtarit të palodhshëm të çështjes kombëtare, Agim Gashi.
Me ndarjen e tij nga jeta, ne e humbëm një rapsodë dhe interpretues të këngëve burimore folklorike shqipe.
Agim Gashi, ishte një nga këngëtarët që një jetë të tërë ia kushtoi poezisë dhe këngëve folklorike, duke u shndërruar kështu në një nga emrat e njohur të kësaj lëmie.
Krahas punës kulturore ai dha kontribut edhe në arsim dhe shkrime të ndryshme.
Ju lutem që në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...