Manovra të përbashkëta ushtarake Francë-Egjipt në Mesdhe

PUBLIKUAR

Franca dhe Egjipti filluan sot manovrat e përbashkëta ushtarake në ujërat territoriale egjiptiane, që do të zgjasin disa ditë, njoftoi ushtria egjiptiane në një komunikatë.

“Manovrat e quajtura “Cléopâtre 2017″ kanë mobilizuar veçanërisht anijet Mistral egjiptiane dhe franceze, disa fregata, avionë luftarakë të tipit F-16″, theksoi zëdhënësi i forcave të armatosura egjiptiane.

Manovrat u zhvilluan në ujërat territoriale egjiptiane, në Mesdhe në Detin e Kuq.

Që prej vitit 2015, Egjipti ka riforcuar arsenalin ushtarak duke i blerë Francës 24 avionë luftarakë ”Rafale”, një fregatë shumëmisionëshe FREMM dhe raketa me vlerë prej 5,2 miliardë euro si dhe dy anije luftarake ”Mistral” për rreth 950 milionë euro, përcjell Atsh.

“Këto manovra u zhvilluan në kuadër të riforcimit të bashkëpunimit mes ushtrive të dy vendeve”, sipas komunikatës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...