336 banorë ishin brenda ndërtesës së banimit në momentin kur filloi zjarri

PUBLIKUAR

Më shumë se 250 banorë të ndërtesës së banimit “Grendfell Tower” i kanë shpëtuar zjarrit shkatërrues i cili vrau të paktën 80 persona muajin e kaluar, njofton policia britanike.

Policia ka thënë se hetuesit kanë zbuluar se 350 persona jetonin në ndërtesën e djegur në perëndim të Londrës, por 14 nuk ishin prezent aty kur ndërtesa u kaplua nga flaka më 14 qershor, transmeton Express.

Autoritetet besojnë se 255 persona i kanë shpëtuar zjarrit, ndërsa 80 të tjera vlerësohet se kanë vdekur ose janë zhdukur.

Tridhjetë e dy viktima janë identifikuar pozitivisht, pas kryerjes së 55 autopsive, sipas hetuesve.

Hetuesit kanë thënë po ashtu se për shkak të dëmit të shkaktuar nga zjarri, disa trupa mund të mos identifikohen kurrë.

Megjithatë, policia ka thënë se nuk pret që numri i përgjithshëm i të vdekurve të rritet më./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...