Shën Valentini që përfundoi me vrasje në Lipjan

PUBLIKUAR

Dy persona dolën para gjykatës për vrasjen e Urim Dushullovcit në Ditën e Shën Valentinit.

Ishte ora dy e mëngjesit të 14 shkurtit të vitit 2015, kur një përleshje fizike në një restorant të fshatit Banullë të Lipjanit përfundoi me vrasjen e Urim Dushullovcit dhe plagosjen e Agim Selmanit.

Të akuzuar lidhur me këtë vrasje, Besnik e Bajram Bedrolli u paraqitën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, por në mungesë të gjyqtares Nora Bllaca e cila është emëruar në Gjykatën e Apelit, gjykimi u shty për një datë tjetër.

Kryetari i trupit gjykues, Vehbi Kashtanjeva njoftoi të akuzuarit dhe avokatët e tyre si dhe avokatin e palës së dëmtuar se nuk është përmbushur kushti ligjor për mbajtjen e seancës për shkak të mungesës së gjyqtares Bllaca.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës  më 14 shkurt 2015 rreth orës 02:00 në fshatin Banullë të Komunës së Lipjanit Urim Dushullovci kishte dalë për të festuar me shokët e tij në një lokal.
Pas një mosmarrëveshje mes Besnik e Bajram Bedrollit dhe Urim Dushullovcit te dera e lokalit në fillim ndodh fjalosja, e pastaj Urim Dushullovci por edhe të dëmtuarit Eroll Qyqalla e Skender Ademi sulmohen me mjete të forta dhe me kondak të revoles.
Duke përshkruar zhvillimin e mëtejshëm të incidentit, në aktakuzë pretendohet se kur  Urim Dushullovci përdor armën e tij për të evituar  sulmin, i pandehuri Besnik Bedrolli me revolen e tij në afërsi prej rreth një metri shtie katër herë në drejtim të Dushullovcit, i cili nga plagët e marra vdes në vendin e ngjarjes.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i plagosur me lëndime të rënda mbetet edhe i dëmtuari Agim Selmani, ndërsa të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes. /Kallxo.com/

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...