Liga Total: Java e 10-të dhuron spektakël

PUBLIKUAR

Liga Total: Java e 10-të dhuron spektakël

Përfundoi me sukses dhe java e 10-të në Pit Power Liga Total në Lipjan. Kjo javë u karakterizua më sfida mjaftë interesante të cilat dhuruan momente mjaftë të bukura për tifozët e pranishëm në Toni-M. Deri në fund kanë ngelur edhe 7 xhiro për t’u përcaktuar kampioni i sezonit të tretë. Në vazhdim do ju sjellim statistikat e javës me një analize të shkurtër për ndeshjet e luajtura.

SUPERLIGA

Centrum fitoi derbin e javës ndaj Sllovisë me rezultate 3-1 duke dominuar kundërshtarin. Bujar Sinani dhe Agon Ramadani ishin në formë të lartë në këtë takim duke shënuar dhe golat vendimtar. Prishtina e Re barazoi më Macet e Zeza 3-3, ndërsa fitoi Bajrami nga Banulla dhe Standard Benz, 4-1 ndaj Real Magures përkatësisht 5-1 ndaj Fc Mergimit.

Dobraja në anën tjetër më goleadë mposhti Gadimen 12-2 teksa një fitore më peshe shënoi dhe Tika Taka 2-4 ndaj Termax. Sefte ja bëri Dream Team që morri pikët e para në fitoren 5-0 ndaj Minatorit. Xhamia e Magures nuk gaboi dhe përmbysi rezultatin duke mundur 3-1 Janjeven, teksa Banulla morri në tavolinë pikët ndaj AL Com.

Më poshtë gjeni tabelën, rezultatet, golashënuesit dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë:

LIGA E DYTË

Liga e dytë dhuroi dy ndeshje derbi këtë javë. Mbretërit arritën të ndalin në një barazim 3-3 Avni Ites teksa fitore shënuan Nipat e Dajës ndaj rivalit direkte Restuaurant Shpellës. Këtë xhiro nuk gabuan Ardeno dhe Gumnasella qe më goleada morrën pikët. Ardeno mundi 6-0 Smallushen, ndërsa Gumnasella mposhti 7-0 Teos.

Këtë xhiro fitoi dhe Nivela 5-2 ndaj Qulleve, ndërsa dhe Borussia morri tre pikë ndaj Mia san Mias duke fituar 4-3. Fitore shënoi dhe Shoqnia 9-1 ndaj Dostave ashtu siç fituan dhe Dardanet 7-2 ndaj Milanit. Besa Sllovia morri fitore 3-0 në tavolinë ndaj Trepçës.

Më poshtë gjeni tabelën, rezultatet, golashënuesit dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë:

LIGA E TRETË

Rubofci pësoi humbjen e parë ndaj Edisonit, ndërsa Flaka morri fitore për t’u afruar më tutje në krye. Ne barazim 1-1 përfunduan ndeshjet mes Xhamisë së Babushit dhe Officerave si dhe dueli mes The Blue – Ufot. Me barazim 2-2 u mbyll edhe sifda e Qallapekut me Mermerin.

Muhagjert fituan 3-1 ndaj Stublles, ndërsa Shpella mposhti 6-1 Mega Petrolin. Fitore shënuan dhe Relux e Teqja që mposhten Ismail Lumen, përkatësisht Bujarin.

Më poshtë gjeni tabelën, rezultatet, golashënuesit dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë: 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...