Trump thotë se s’ka diskutuar me Putinin për sanksionet ndaj Rusisë

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se në takimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë samitit të grupit G20 në Hamburg të Gjermanisë, më herët këtë javë, nuk është diskutuar për sanksione.

“Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin tim me presidentin Putin”, ka shkruar sot Trump në rrjetin Twitter.

“Asgjë nuk do të bëhet derisa problemet në Ukainë dhe Siri të zgjidhen”, thotë Trump.

Putin dhe Trump janë takuar për të parën herë ballë për ballë gjatë samitit G20 në Hamburg.

Derisa Trump disa herë ka bërë thirrje për përmirësim të raporteve me Moskën, administrata e tij ka vazhduar që publikisht të mbajë presion ndaj Rusisë, përfshirë edhe sanksionet, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjes së separatistëve në pjesën lindore të këtij vendi, përcjell REL.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...