Një biznesmen vlonjat dhe ndihmësi i tij humbin kontaktet 4 ditë pasi kishin dalë në det për të provuar një skaf.
Siç shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy banorë të Vlorës, Adriano Jaho, 52 vjeç, biznesmen dhe pronari i një hoteli në Vlorë dhe ndihmësi i tij Ariseld Maze 28.
Ata, siç thuhet më tej, janë zhdukur në Durrës në datën 4 korrik, ndërkohë që kishin dalë në det që në orën 3 të mëngjesit të asaj dite.
Thuhet se ata kishin dalë të provonin mjetin pasi ishte riparuar në një servis në Durrës.
Të dy ishin të pasionuar pas peshkimit dhe njohës të mirë të detit.
Mësohet se mjeti i zhdukur është motoskaf me një gjatësi 8 metra, me dokumentacion të rregullt.



