LVV-ja dhe LDK-ja s’i ndalin takimet

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tashmë kanë nisur zyrtarisht takimet mes vete, pas thirrjeve të vazhdueshme për bashkëpunim, shkruan sot, gazeta Zeri.

Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, bashkë me kandidatin për kryeministër nga ky subjekt, Albin Kurti, zhvilluan një takim këtë të enjte me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, si dhe me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri. Kështu bënë të ditur përfaqësuesit e “Vetëvendosjes”, të cilët thanë se takimet do të vazhdojnë edhe më tutje.

Ata me këtë rast njoftuan se të enjten është diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe situatën politike. Sipas tyre, është i nevojshëm një bashkëpunim mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike pasi që PDK-ja duhet të ngelet në opozitë.

Kurse përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë dashur të japin detaje rreth takimit, megjithëse kanë thënë se e mbështesin një takim të tillë.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se diskutimet e takimet mes LVV-së e LDK-së janë të qëlluara dhe se një koalicion mes këtyre dy subjekteve do të ishte mëse i mirëpritur…

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...