E tmerrshme: Mësuesja godet nxënësin me këpucë në kokë (Video +16)

PUBLIKUAR

Një mësuese e cila është filmuar duke bërtitur brenda klasës “tani do të rrahemi” derisa vazhdimisht godet në kokë një nxënës, është suspenduar nga puna.

Mësuesja Marian Perez Valezquez nuk kishte hezituar të heq nga këmba këpucën dhe ta godet në kokën një nxënës, derisa të tjerët të tmerruar me veprimin e mësues nuk nxirrnin zë nga goja, dhe filmonin tinëzisht këtë ngjarje, transmeton Telegrafi.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur në shkollën “Venustiano Carranza”, në qytetin Texcoco në pjesën qendrore të Meksikës.

Në videon e publikuar më poshtë, mësuesja dëgjohet duke thënë: “do të rrahemi unë dhe ti, tani, goditja janë mënyra e vetme. Dëshiron të rrahemi? Fillo të më godasësh”.

Mediat meksikane raportojnë se arsyeja që mësuesja e vizatimit kishte ushtruar dhunë ndaj nxënësit të pambrojtur, ishte se ai nuk kishte kryer detyrat që u kishte dhënë gjatë orës së mësimit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...