Në trazirat e Hamburgut u plagosën 160 policë (Foto)

PUBLIKUAR

Në Hamburg të Gjermanisë kanë vazhduar protestat kundër Samitit G20. Një pjesë e protestuesve të dhunshëm, kanë krijuar trazira, të cilat po vazhdojnë që nga dita e djeshme.

Siç njofton policia gjermane, veç dëmeve të shumta materiale, si dëmtim i lokaleve edhe djegie e makinave, janë plagosur së paku 160 policë, kur protestuesit e dhunshëm hynë në një stacion metroje.

Policia për të larguar protestuesit e dhunshëm, ka shtënë në shenjë paralajmërimi, raporton AFP.

Gjermania dje ka sjellë mbi 20000 policë, por që nuk po arrin të vënë nën kontroll protestuesit e dhunshëm, të cilët që gjatë këtij viti janë më të dhunshmit, në protestat e tyre ndaj samitit G20

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...