Selmanaj: Qeveria e ardhshme e ka për obligim ta zgjidhë çështjen e demarkacionit

PUBLIKUAR

Qeveria e ardhshme e Kosovës, pavarësisht se nga kush do të udhëhiqet, do t’i trashëgojë çështjet e pazgjidhura të Qeverisë në largim.

Kjo Qeveri do të ballafaqohet me probleme të shumta, prej të cilave Demarkacioni, Asociacioni, liberalizimi i vizave, ushtria e luftimi i krimit e korrupsionit do të jenë pesë çështjet më sfiduese, të cilat tash e sa vite nuk po mund të zgjidhen, shkruan sot, gazeta Zeri.

Analistët politikë konsiderojnë se çështjet në fjalë mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet një konsensusi të gjerë politik, jo vetëm nëpërmjet Qeverisë.

Megjithatë, sipas tyre, edhe Qeveria e ardhshme do të duhej urgjentisht të merrej me përgjegjës të lartë në zgjidhjen e këtyre problemeve madhore.

Nga ana tjetër, përfaqësues të blloqeve kryesore politike zotohen se do t’i zgjidhin këto probleme në momentin që do të vijnë në krye të ekzekutivit, shkruan Zeri.

Selmanaj: Qeveria duhet ta zgjidhë demarkacionin

Deputeti nga radhët e koalicionit PAN, Rasim Selmanaj, ka thënë se Qeveria e ardhshme e ka për obligim ta zgjidhë çështjen e demarkacionit dhe t’i sigurojë vizat.

“Qeveria e re e ka obligim ta bëjë zgjidhjen e demarkacionit dhe ta hapë rrugën për liberalizimin e vizave. Kjo do të jetë prioritet për Qeverinë”, ka deklaruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...