Gabriel: Vërehen dallime të qarta mes SHBA-së dhe Gjermanisë

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë mbajtur një takim më 6 korrik në Hamburg, para fillimit të samitit G20, që nis sot.

Pas takimit në mes të presidentit Trump dhe kancelares Merkel, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka thënë se ka “dallime të qarta” në qëndrimet e këtyre dy vendeve për çështjet rreth ndryshimeve klimatike dhe ato të tregtisë, mirëpo janë vërejtur edhe “disa pika të përbashkëta”.

“Shtrohet pyetja nëse amerikanët vazhdojnë të jenë të bindur se gjëja e vetme që vlen në tregun global, është nëse Amerika është fituese apo jo”, i ka thënë Gabriel, televizionit publik, ARD.

“A mundemi ne t’i bindim amerikanët, se nëse secili shtet aplikon rregullat e njëjta, atëherë kjo do të jetë zgjidhja më e mirë”, ka shtuar ai.

Liderët e samitit G20 kanë bërë premtime për të luftuar proteksionizmin, mirëpo politikat tregtare të Trumpit “America First”, kanë bllokuar një marrëveshje eventuale në mes të liderëve botërorë rreth globalizimit dhe çështjeve tregtare prej kur Trump udhëheq SHBA-në.

Po ashtu është komentuar, si vështirë e arritshme edhe ndonjë marrëveshje rreth çështjes së klimës, pas vendimit të Trumpit për të larguar SHBA-në nga Marrëveshja për Klimën e vitit 2015.

Merkel dhe Trump kanë diskutuar edhe për Korenë Veriore, Lindjen e Mesme dhe konfliktin në lindje të Ukrainës, kanë thënë zyrtarët amerikanë dhe gjermanë pa dhënë komente te tjera, raporton Rel.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...