Për ten ngjyrë ari të shkrirë: Pas rrezitjes lyejuni me këtë vaj!

PUBLIKUAR

Qind për qind vaj natyral për rrezitje përftohet kur në vajin e përgatitur në shtëpi e fusni bimën dhe e lini të qëndrojë në mënyrë që të lirojë vajin e vet esencial.

Duke pasur parasysh që faktori i tij mbrojtës është rreth pesë, rekomandohet që të përdoret vetëm atëherë kur lëkura juaj të nxihet, përkatësisht kur rrezet e diellit janë të dobëta.

Lëkura e lyer me këtë vaj, i cili bëhet nga arrat e papjekura (të gjelbra), karota dhe vaji i ullirit do të jetë e butë, delikate, e ushqyer dhe e mbrojtur, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 6,7 arra të gjelbra,
– një karotë e freskët e madhe apo dy të vogla,
– vaj ulliri.

Procedura

1. Arrat pritni në katër copa dhe futni në kavanoz

2. Karotën grijeni në rende dhe derdheni në vaj ulliri

3. Kavanozin lëreni të qëndrojë në diell rreth një muaj dhe kohë pas kohe tundeni

4. Kur të kalojë një muaj kullojeni përmbajtjen dhe vajin e përftuar qiteni në shishe.

Këshillë: Mund t’i përdorni edhe arrat të cilat tashmë gati janë pjekur, përkatësisht janë forcuar ashtu që thjeshtë t’i copëtoni me çekiç.

Nëse këtë vaj e ruani në vend të ftohtë dhe të errët, atëherë do të mund ta përdorni edhe vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...