Ushtarët në Niger i kanë vrarë 14 civilë të paarmatosur pasi i kishin ngatërruar ata me militantët e Boko Haramit gjatë një patrullimi në juglindjen e largët të vendit, ka thënë një zyrtar rajonal.
Ushtarët e Nigerit po patrullonin një zonë të kufizuar ushtarakisht përreth fshatit Abadam dje afër Liqenit Çad, kur hapen zjarr ndaj fermerëve, sipas Yahya Godi, sekretari gjeneral i rajonit Diffa në juglindje të Nigerit, transmeton Express.
“Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur. Abadam është një fshat në zonën e kuqe dhe është i ndaluar tash e një kohë të gjatë,” ka thënë Godi.
Sipas tij, çdo person që shihet në këtë zonë konsiderohet Boko Haram


