Veturat e këtij institucioni të Kosovës voziten pa targa zyrtare

PUBLIKUAR

Veturat nuk i kanë të pajisura me targa zyrtare, andaj edhe zyrtarët mund t’i përdorin pa “pikë” problemi kah të duan.

Ndonëse ligjërisht është e përcaktuar vendosja e targave zyrtare, zyrtarët e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit ajror i shfrytëzojnë automjetet e këtij institucioni, mirëpo pa targa zyrtare dhe pa të dhëna se për çka janë shfrytëzuar ato, qëllimin e derivatet e shpenzuara, shkruan Indeksonline.

Përdorimi i tyre në këtë formë lehtë hap dyshime se mund të ketë manipulime duke mos u zbuluar.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit e bën të ditur këtë fakt.

“Nga testimi i dy (2) mostrave rreth menaxhimit të automjeteve zyrtare kemi identifikuar se: 12 automjete vazhdojnë të jenë me targa jozyrtare; Mungojnë kërkesat për përdorim të automjetit nga shfrytëzuesit; dhe Nuk kishte regjistër të plotë të informatave rreth kilometrave të kaluara, destinacionit, qëllimin e shfrytëzimit, derivateve të shpenzuara, etj” thuhet në raportin e Auditorit.

Sipas ZKA-së, mungesa e një procesi të dokumentuar plotësisht të autorizimeve dhe shfrytëzimit të automjeteve mund të rezultojë me përdorime jo zyrtare dhe shpenzime të parregullta që lidhen me përdorimin e automjeteve.

Auditori ka rekomanduar drejtorit të përgjithshëm të AShNA-së që të sigurojë se menaxhimi dhe shfrytëzimi i automjeteve zyrtare të bëhet në përputhje me kërkesat e legjislacionit ku për secilin automjet zyrtar të shfrytëzuar duhet të mbahet evidencë e plotë dhe që pajisja e veturave me targa zyrtare po ashtu duhet të adresohet.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...