Pacolli uron popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarëisë

PUBLIKUAR

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar popullin amerikan me rastin e 241-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urimi i plotë i Pacollit:

Me rastin e përvjetorit të 241-të të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, t’i shpreh urimet më të përzemërta për popullin Amerikan në festimet e 4 korrikut.

SHBA-të i kanë sjellë botës paqe, liri dhe demokraci me besimin se liria duhet të gëzohet nga të gjithë. Me këtë rast, AKR i shprehë falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për qëndrimin pranë popullit të Kosovës edhe në kohërat më të vështira.

Ne do t’i mbesim përgjithmonë falënderues popullit Amerikan për mbështetjen e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke ritheksuar kështu aleancën dhe partneritetin tonë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...