Ushtria amerikane njofton se e ka kryer një sulm ajror kundër grupit militant al-Shabab, në Somali, derisa Administrata Trump pa bërë shumë zhurmë është duke i rritur përpjekjet kundër grupit më vdekjeprurës islamik në Afrikë.
Zëdhënësaj e Pentagonit, Audricia Harris, ka thënë se sulmi ndodhi të dielën pasdite sipas kohës somaleze dhe se SHBA-ja është duke i vlerësuar rezultatet e tij, transmeton Express.
Ajo nuk ka thënë se sulmi u krye me dron.
Zyrtarët somalezë kanë thënë se SHBA-ja ka kryer disa sulme me dronë në vitet e fundit kundër al-Shababit të lidhur me al-Qaedan.


