Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, publikon raportin e monitorimit e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit bazuar në monitorimin e punës së Komunës së Lipjan gjatë periudhës Janar – Qershor 2017. Monitorimi është fokusuar në Ekzekutivin e Komunës, dhe përfshinë fushat: e premtimeve të kryetarit të komunës, transparencës dhe llogaridhënies, demokratizimit dhe qeverisjes së mirë, zhvillimit urban e ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë. YAHR-i gjatë përpilimit të këtij raporti është bazuar në bazë të informatave të mbledhura në teren nga qytetarët, nga raportet mujore dhe vjetor i kryetarit për vitin 2017, nga monitorimi i drejtpërdrejtë të aktiviteteve të punës së ekzekutivit, nga mediat dhe nga shumë informacione të ndryshme, thotë YAHR.
Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit edhe gjatë kësaj periudhe Janar – Qershor 2017 është përballur me shumë vështirësi. Për shkak të mos funksionimit të Kuvendit Komunal nga bojkoti i partive opozitare. Ku kemi shtyrjen e aprovimit dhe të rritjes së buxhetit komunal për Vitin 2016 dhe të bartjes së të hyrave nga vitet paraprake, në vlerë prej 757,608.27€ në vitin buxhetor 2017. Vonesa e bartjes së të hyrat ka shkaktuar ndikim drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe performancën financiare. Kjo ka ndikuar në uljen e përqindjes së shpenzimeve të buxhetit dhe të krijimit të obligimeve financiare për një kohë të caktuar. Buxheti i përgjithshëm i komunës së Lipjanit për periudhën 1 Janar-31 Maj 2017 ka arrit që të shpenzohet në masën 30.82 % nga buxheti i përgjithshëm i komunës për vitin 2017, që është 14,025,258.00 €, ndërsa pjesa më e madhe e shpenzimeve pritet të realizohet në tre mujorin e fundit të 2017.
Në këtë raport monitorues është paraqitur edhe përformanca e kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti , në përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore për kryetar komune në vitin 2013, i cili kishte premtuar 130 projekte konkrete për 62 vendbanime të Komunës së Lipjanit. Organizata YAHR për të qenë sa më objektiv në vlerësimin e premtimeve, ka organizuar një vargë takimesh me qytetarë , subjekte politike, përfaqësues të fshatrave, shoqërinë civile , mediat dhe zyrtar komunal. Në bazë të vlerësimeve dhe punës monitoruese ka ardhur deri tek këto të dhëna: Ku nga 130 premtime të premtuar kemi vetëm 46 premtime ose 35.38 % të realizuar plotësisht, ndërsa 32 premtime / projekte ose 24.61 % ka lëvizje ose ka ngecje në realizimin e tyre dhe 52 premtime ose 40 % nuk kemi asnjë lëvizje konkrete në realizimin e tyre, shkruan YAHR.
Lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e ekzekutivit ndaj qytetareve, ende po vazhdohet me një nivel të ultë në këto dy shtylla të qeverisjes së mirë. Pasi që, kryetari Imri Ahmeti vazhdon ti mbaj të mbyllura dyert, me anë te selektimin të organizatave të shoqërisë civile, në ato të përshtatshme dhe ato të jo të përshtatshme për pjesëmarrje në mbledhjet e Bordit të drejtorëve. Po ashtu po vazhdohet me bojkot me mos dërgimit të materialeve të kuvendit ndaj organizatave të interesuar që ta përcjellin mbledhjet e Kuvendit.
“Ndërsa, si shenja pozitive për këtë periudhe kemi vazhdimin e performancës së mirë në arkëtimin e të hyrave vetanake nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa. Ku deri me 31 Maj 2017 janë realizuar në vlerë 659,877.43 € ose 31.29 % nga planifikimi vjetor , që është 2,108,545.00 euro për vitin 2017. Ndwrsa realizimi i të hyrave nga tatimi në pronë është realizuar në vlerën 203,029.93 € ose 26.89 % nga planifikimi që është është 755,000.00 €”, thuhet tutje.


