Në Magure të Lipjanit janë strehuar 18 refugjatë

PUBLIKUAR

Në Qendrën e Azilkërkuesve në Magure të Lipjanit, gjatë këtij viti janë strehuar 81 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht nga Afganistani dhe nga Siria. Aktualisht, në këtë Qendër janë të strehuar 18 refugjatë.

Të strehuarit në Qendrën e Azilkërkueseve në Kosovë, janë kryesisht persona të rinj të cilët kanë ikur nga vendet e tyre të përfshira nga lufta. Drejtori i Qendrës për Azilkërkues në Magure të Lipjanit, Valon Krasniqi, thotë për Radio Televizionin e Kosovës se kësaj qendre gjatë vitit 2016 i janë paraqitur, rreth 300 kërkesa për azil, shumica refugjatë nga Afganistani.

Krasniqi thotë se Kosova më shumë po përdoret si vend transit, ndërsa sqaron se këtë vit, nuk ka pasur asnjë rast që shteti i Kosovës ka dhënë leje për qëndrim.

Krasniqi sqaron se në Kosovë, gjatë kësaj periudhë vetëm një familje nga Siria, ka qëndruar tre muaj, ndërkaq kostoja e qëndrimit të azilkërkuesve për një person, qeverisë së vendit i kushton 21 euro në ditë. Ndërsa, Fitim Zariqi drejtor i Qendrës së Azilit në Magure, thekson se Kosova përveç strehimit, ofron edhe shërbime tjera, si ato shëndetësore, ushqim, pako higjienike, veshmbathje dhe shërbime të tjera në bashkëpunim me organizatat joqeveritare. Ndërkaq azilkërkuesit nuk kanë te drejtë pune. Zariqi sqaron se qendra e azilit ka kapacitet të strehoj 100 azilkërkues.

Sipas tij, autoritetet në Kosovë, përmes planit të tyre, janë të gatshëm t’i strehojnë më shumë se 3 mijë refugjatë, nëse paraqitet nevoja.

Autor: Mejreme Tahirukaj

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...