Filluan punimet për rregullimin e rrethrrotullimit tek udhëkryqi Lipjan – Janjevë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku sot morën pjesë në fillimin e punimeve në ndërtimin e rrethërrotullimit në rrugën nacionale N2 në Banullë.

Ky projekt u vlerësua si shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm nga Kryetari Ahmeti dhe Ministri Zharku për të gjithë ngasësit në këtë pjesë ku shumë shpesh ka pas aksidente me fatalitet.


Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka thënë se punimet në këtë projekt po fillojnë pas përfundomit të rrethrrotullimit tek kryqi Lipjan – Magure dhe tha se janë në procedura edhe të projekteve tjera infrastrukturore në Komunën e Lipjanit.
Ndërsa, Kryetari Imri Ahmeti në emër të të gjithë qytetarëve lipjanas ka falenderuar Ministrin Zharku për mbështetjen e tij në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në teritorin e Komunës së Lipjanit, sidomos në ndërtimin e këtij rrethrrotullimi që ka qenë pikë e zezë jo vetëm në Lipjan por në nivel vendi.

Këtë projekt do ta financoj Ministria e Infrastrukturës dhe pritet të përfundoj në një dinamikë prej 45 ditë pune. Vlera e këtij projekti është afro 400 mijë euro.

Fillojnë punimet në ndertimin e rrethrrotullimit te kryqi i Janjevës projekt i financuar nga Ministria e Infrastruktures.

Gepostet von Lipjani News am Samstag, 1. Juli 2017

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...